Zyrtari policor arreston një person që po sụlmọnte një tjetër gjatë një mosmarrëveshje në komunikacion
Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 13 November 2024
Policia e Kosovës ka publikuar pamjet nga një rast në komunën e Shtimës ku një zyrtar policor i cili po qarkullonte me veturë zyrtare, has në një përleshje mes dy personave tjerë.
Në pamjet e publikuara, shihet se si një qytetar shkon dhe e sulmon tek vetura një qytetar tjetër gjatë një mosmarrëveshje në komunikacion.
Në njoftimin e policisë thuhet se zyrtari policor e ka arrestuar menjëherë 64-vjeçarin, e që të njëjtit gjatë kontrollit të veturës i është gjetur një pistoletë me pesë fishekë.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet një person në flagrancë për sulm fizik ndaj një personi tjetër në Shtime
Me datën 11.11.2024 rreth orës 14:10, derisa polici në detyrë po qarkullonte me veturën zyrtare të policisë në rrugën ” Tahir Sinani ” në Shtime, ka hasur një person , ku si rrjedhojë e një mosmarrëveshje kishte filluar të sulmonte fizikisht një person tjetër që ishte në veturën e tij, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Mirëpo, në atë moment i menjëhershëm ka qenë reagimi i policit, i cili e ka arrestuar të dyshuarin për sulm fizik dhe e ka shoqëruar
në stacionin e policisë në Shtime. Gjatë kontrollimit të veturës së të dyshuarit me inicialet H.A ( M/K) i moshës 64 vjeçar është gjetur një armë zjarri ( pistoletë) me 5 fishkë.
I dyshuari pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit me fishekë.
Rasti është cilësuar ” Lëndim i lehtë trupor dhe ” Armëmbajtje pa leje”
Të tjera
-
“Një qeveri e re do të jetë rezultat i zgjedhjeve të 9 shkurtit” – Kryetari i PDK-së i bindur për fitore
Para pak minutash ka nisur tubimi i hapjes zyrtare të fushatës elektorale ng...
-
PDK-në nuk po e zë salla “1 Tetori”
Partia Demokratike e Kosovës, pas pak minutash, do të hapë zyrtarisht fushatë...
-
PDK mbush plot sallën 1 Tetori në Prishtinë, hapet zyrtarisht fushata
Përkrahësit e Partisë Demokratike të Kosovës janë mbledhur tashmë në sallën 1...
-
“Gati për të vazhduar raportin Francë Kosovë” – Ambasadori Guerot kthehet në Prishtinë pas takimit me Macron në Paris
Ambasadori i Francës në Prishtinë, Olivier Guerot, ka njoftuar se është nisur...
-
Kurti nis fushatën me Ferdonije Qerkezin, Zogaj: Duhet pasur karakter të fortë të mashtruesit për të bërë diçka të tillë
Analisti kosovar, Petrit Zogaj, ka komentuar një fotografi që Kurit e ka publ...
-
“Po punohet cep më cep” – Durmishi bën fushatë edhe me pastrimin e rrugëve nga bora
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka shfrytëzuar pastrimin ...
-
KQZ funksionalizon platformën online për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha e ...
-
Jeta Rafuna – Gruaja më e votuar e LDK-së në Komunën e Prishtinës, i hyn garës për deputete me numrin 45
Shefja e Grupit të Asambleistëve të LDK-së në komunën e Prishtinës, Jeta Rafu...
-
Aksioni i Policisë së Kosovës në Ferizaj, arrestohet një person, kapen rreth 20 mijë euro ‘cash’
Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore–Ferizaj, më 10.01.202...
-
Daut Haradinaj dhe Engjëll Koliqi kritikojnë Qeverinë Kurti për injorim të Vitisë
Dy kandidatët për deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradin...
-
Vuçiq thotë se Azerbajxhani ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz
Azerbajxhani e ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz për shkak të disa pro...
-
Kryetari Rama: Reshjet pa ndërprerjne po e vështirësojnë situatën, mirëpo ekipet përgjegjëse janë angazhuar intenzivisht
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se ekipet përgjegjëse janë angazhua...