Zyrtari i LDK’së i përgjigjet Vucicit: S’i bashkohemi Qeverisë që do rrëzohet shpejt
Autori: Gazeta inFokus
17:36 | 29 October 2017
Ish-Këshilltari i Isa Mustafës, Bajram Gecaj ka thënë se LDK nuk do t’i bashkëngjitet Qeverisë. Ka thënë se shpejt Ekzekutivi i udhëhequr prej Ramush Haradinajt do të rrëzohet. Reagimi i Gecajt erdhi pas një deklarate të Presidentit serb se Partia e Isa Mustafës mund të bëhet pjesë e Qeverisë në rast se largohet Lista Srpska.
Njëri prej zyrtarëve të LDK’së ka thënë se kjo parti nuk do t’i bashkohet kësaj Qeverie edhe nëse largohet Lista Srpska. Në fakt, Bajram Gecaj, ka thënë se shpejt Ekzekutivi i udhëhequr prej Ramush Haradianjt do të rrëzohet.
“Propagandës së elementëve të koalicionit qeverisës dhe të VV-së, ju paska bashkangjitur sot edhe pjesa tjetër e koalicionit i cili përkrahu mocionin e vetëbesimit kundër qeverisë së udhëhequr nga LDK. Aleksandar Vuqiç dhe bashkëmendimtarët e tij në Kosovë i sigurojmë që LDK nuk do ti bashkangjitet asnjëherë kësaj qeverie, por se do ta përmbysi atë në afatin më të shpejt të mundur”, ka thënë Bajram Gecaj, në një reagim në Fb.
Reagimi i Gecajt ka ardhur pas disa deklaratave të Presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic, i cili ka thënë se Lista Sprska mund të largohet nga Qeveria shkak i presionit që po i bëhet për themelimin e ushtrisë kosovare. Në një rast të tillë, Vucic ka thënë se LDK do të bëhet pjesë e Qeverisë. Madje, ka thënë se Partinë e Isa Mustafës shpejt mund ta udhëheqin Vjosa Osmani ose Lutfi Haziri.
Ndërkohë, Gecaj nuk ka komentuar idenë e Vucicit se shpejt në krye të LDK’së mund të vijnë figura të reja që do ta zëvendësojnë Isa Mustafën.
Aktualisht, LDK është në opozitë, si partia e dytë në nivel qendror, ndërsa, në nivel lokal është e para.
Ndryshe, Vucic, kishte paralajmëruar pas lirimit të Haradinajt nga Haga se Kryetari i AAK’së do të bëhej Zëvendëskryeministër derisa për Kadri Veselin kishte deklaruar se do të bëhet Kryeministër.

T� tjera
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
































