Zyrtari i lartë amerikan godet Serbinë: Nuk mund të uleni në dy ulëse
Autori: Gazeta inFokus 08:56 | 24 October 2017
Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, ka Hoyt Brian Yee, në samitin ekonomik të Serbisë i ka dhënë disa mesazhe që mund të mos u pëlqejnë drejtuesve të këtij shteti
Serbia ka vite që synon të përshpejtojë anëtarësimin në BE, ndërkohë që për disa çështje ka mbajtur qëndrim të kundërt me atë të BE-së siç ishte rasti i qëndrimeve ndaj krizës në Ukrainë, ku ishte e përfshirë Rusia.
Ai ua ka bërë të qartë se Serbia nuk mund të mbajë qëndrime të dyfishta, transmeton Metro.
Yee ua ka përmendur serbëve edhe atë që dyshohet se është qendër e shërbimeve inteligjente ruse, në afërsi të kufirit me Kosovë.
Ai ka thënë se nuk e kupton arsyen pse personeli i një qendre humanitare ruse duhet marrë imunitet diplomatik.
“Vendet që dëshirojnë të hyjnë në BE duhet të tregojnë qartë këtë vendim. Nuk mund të uleni në dy ulëse, sidomos kur ato janë larg”, ka thënë Yee.
Zëvendësi i ndihmëssekretarit të shtetit, ka thënë se shtetet duhet të zgjedhin anë, sado që kjo të jetë vështirë. Ai ka thënë se Serbia ka shumë miq në SHBA, sidomos kur bëhet fjalë për euro-integrimet.
“Është më rëndësi fokusimi, sepse kjo po ndodh shumë në Serbi dhe Ballkan. Është më rëndësi të përqendroheni në dëshirën e qytetarëve dhe në problemet kryesore”, ka theksuar ai.
Në pyetjen se a do të ndihmojnë SHBA-të në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Yee ka thënë se shteti i tij është i kyçur prej fillimit dhe se pjesëmarrja në këtë proces të drejtuar nga BE-ja nuk është një fshehtësi.
Duke folur për situatën në Ballkanin perëndimor, ai tha se SHBA-të dëshirojnë që shtetet të jenë stabile, në mënyrë që të mos shndërrohen në probleme më vonë.
“Ende ekziston rreziku për konflikte aty ku ka konteste të pazgjidhura. Megjithatë, trendi i përgjithshëm në çështjet e paqes dhe stabilitetit është pozitiv”, shtoi zyrtari amerikan.
Të tjera
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...