Zyrtari i VV-së: Bandita të Agim Bahtirit më kërkuan adresën pasi thash se e ka bë komunën harem me femra
Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 15 September 2021
Fatmir Hasani nga dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, ka thënë dje në emisionin “Frontal” në T7 se Agim Bahtiri e ka keqmenaxhuar Mitrovicën dhe sipas tij, i njëjti ka punësuar femra në komunë duke e shndërruar në harem. Por, pas kësaj deklarate ai thotë se ka pranuar kërcënim, nga siç i quan “bandita të Agim Bahtirit”.
Për këtë kërcënim, ai thotë se e ka informuar edhe Policinë e Kosovës mbrëmë. Fatmir Hasani thotë se njerëz të Agim Bahtrit ia kanë kërkuar adresën e banimit atij, përmes analistit Nexhmedin Spahiu.
“Nuk i njoh nuk jau di emrin, për me ma ditë shtëpinë mua, kjo ka qenë pasi jam kanë në emisionin në T7. Nexhmedin Spahiu është analist i njohur dhe ai më tha, se unë e di që janë njerëz të Agim Bahtirit sepse i kam pa përpara rreth tij, po foli çka më ka thënë Spahiu. Mbrëmë i kam thënë policisë që sot do të vijë dhe do të jap të njëjtën deklaratë që nesër me ndodh diçka atëherë policia është e informuar, jo që i frikësohem por me ditë policia. Nuk ka nevojë me ma lyp adresën kerkush, ai nuk ka qëllime të mira për me ma lyp adresën mua, as njerëzit e Agimit e as askush. Kjo për shkak se unë paskam tregu se e ka bë harem komunën e Mitrovicës e çka kam thënë për Agimin, e kam thënë të vërtetën çka kanë thënë qytetarët e Mitrovicës”, tha Hasani për Gazetën Express.
Ai tha se pasi të paraqitet në polici fizikisht, do të dalë në krejt qytetin, pasi shprehet s’e nuk i frikësohet askujt.
“Tash e kam njet me shku në polici, pastaj me dalë në krejt qytetin dhe me u shëtit në krejt qytetin se unë Agimit as askusjt s’i frikësohem dhe nuk i kam borxh”, tha tutje Hasani.
I pyetur nëse policia i ka ofruar mbrojtje, pas kërcënimit që pretendon se ka marrë, Hasani u përgjigj: “Policia më thanë mbrëmë a të nevojitet me ardhë policia aty dhe me marrë më tepër informacione, apo a po vjen ti këtu, ju thash që nuk ka problem dhe unë vetëm po kam qejf me ju informu juve e nësër vij dhe ju tregoj të gjitha që ju thash”.
“Njerëzit e Agimit me ditë ku banoj unë, për mua është kërcënim, sepse unë krejt dy apo tri herë jam taku me Agimin dhe asnjëherë nuk kam pas raport të mirë…Bandita të Agimit, mua më tha Nexhi, tha janë do bandita të Agimit, më tha se nuk i njoh me emër me i pa tha i njoh, por tha i kam pa rreth Agimit. Këto informacione mi dha Nexhi”, përfundoi ai.
Fatmir Hasani i ftuar në “Frontal” në T7, tha dje se Bahtiri e ka bërë harem komunën duke punësuar femra, të cilat, sipas tij, kur nuk i do më i largon nga puna. Ai tha se këto janë veprime të pahijshme dhe sipas tij, këtë e dinë edhe qytetarët e Mitrovicës.
“Unë jam anëtar i LVV-së qysh moti dhe do të qëndoj në Lëvizjen Vetëvendoje…Agim Bahtiri e ka keqmenaxhu Mitrovicën, më vjen turp me thënë por Komuna e Mitrovicës është e stërngarkume me punëtorë që i ka rreth 400, duhet mi pas rreth 100. Edhe qytetarët e Mitrovicës thonë se veçse e kanë bërë harem… Një njeri që është babgjysh e merr femra që i punëson, kur nuk kanë kurfarë, ajo është e turpshme dhe më i afërt është dr. Armend Agolli me ideologjinë e VV-së sesa që është Agim Bahtiri”, tha Hasani i VV-së në Frontal, transmeton Gazeta Express.
Ai tha se Bahtiri punëson femra të ndryshme të cilat sipas tij, nuk kanë fort ide sesi duhet punuar në komunën e Mitrovicës
“Është pak e turpshme, por është e stërngarkume komuna e Mitrovicës me 400 punonjës që s’ka nevojë, duke punësuar femra të ndryshme të cilat nuk kanë fort ide sesi duhet punuar në komunën e Mitrovicës. E shumë gjëra tjera që janë të pahijshme që janë duke ndodh me menaxhimin siç po e bën Agim Bahtriri në Komunën e Mitrovicës. Më vjen rëndë me folë për këtë temë, por ato qëndrojnë 3-4 muaj dhe kur nuk i don Agim Bahtiri i largon, kjo është e turpshme dhe këtë e thonë gjithë qytetarët e Mitrovicës dhe përkrahësit e VV-së”, ka vazhduar ai.
Për deklaratat e Fatmir Hasanit, Express ka tentuar të marrë një koment edhe nga Agim Bahtiri, por i njëjti nuk i është përgjigjur telefonatave.
Të tjera
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...