Sport

Zyrtari i Trepçës ’89 vjen me një reagim të ashpër pas vendimit të FFK-së për dënimin e kryetarit, Abedin Zeka

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 14 April 2021

Komisioni Disiplinor i FFK-së ka dënuar kryetarin e Trepçës ’89, Abedin Zeka, me një shumë prej 500 eurove, shkruan Gazeta inFokus.

Ky vendim erdhi pas një deklarate të lëshuar nga Zeka në një emision sportiv ndaj krerëve të FFK-së.

Në lidhje me këtë ka reaguar zyrtari i ’89-shit, Lulëzim Imeri, i cili me anë të një postimi në llogarinë e tij në facebook e ka krahasuar Komisionin e Garave me komitetin e kohës së komunizmit.

-Advertisement-

“Komisioni Disiplinor i FFK-së ngjason e Komitetin e kohës së komunizmit, kur për shqiptarët ka qenë e ndaluar liria e shprehjes dhe dëmtohesh kur je i lirë me u shpreh. Presidenti i Trepçës ’89, z.Abedin Zeka u dënua vetëm pse e tregoi të vërtetën”, ka shkruar Imeri në facebook./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera