Lajme

Zyrtari i PSD-së: Përfituesi më i madh nga Hoti, donatori më i madh i Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 23 April 2021

Zyrtari i PSD-së, Nol Nushi ka thënë se përfituesi më i madh nga qeveria Hoti përkatësisht Pakoja e Ligjit për Rimëkëmbje, kompania Viva Fresh është donatori më i madh financiar i Albin Kurtit.

Sipas Nushit, në vitin 2019, Vetëvendosje ka pranuar donacion 5 mijë euro nga kjo kompani vit kur u organizuan edhe zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

“Perfituesi me i madh nga qeveria Hoti, donatori me i madh financiar i Albin Kurtit. Ne vitin 2019, Vetevendosje ka marre rreth 1.000.000,00€ nga shteti. Kurse sot, merr me shume se 2.000.000.00€ nga buxheti shtetror. Ne po te njejtin vit ajo ka pranuar zyrtarisht 5000€ donacion nga VIVA Fresh”, ka shkruar Nushi.

-Advertisement-

Se kjo kompani është një nga donatoret me shumën më të madhe për Vetëvendosje në vitin 2019 pasqyrohet edhe në raportin financiar të kësaj parti të publikuar po at vit.

Viva Fresh kishte dhuruar 5 mijë euro për VV-në më 7 tetor 2019, një ditë pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera