Lajme

Zyrtari i PDK’së: Vjosa Osmani në të ardhmen e afërt do të kalojë në VV

Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 07 December 2019

Nënkryetarja e Lidhës Demokratike të Kosovës , Vjosa Osmani  shumë shpejtë mund të kalojë në Vetëvendosje.
Kështu ka deklaruar përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Ilir Gashi, në një postim në llogarinë e tij në facebook, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas tij duke parë zhvillimet e tanishme ,Vjosa në të ardhmen e afërt do të kaloj në VV, si pasoj e pa mundësisë së dorëzimit të LDK-së karshi VV-së

“Nuk jam Baba Vanga (Gruaja që kishte parashikuar fatin e ISIS-it) por s’di pse të gjitha rrugët Vjosa Osmanin e dërgojnë në VV!Nga përspektiva sot, të gjithëve u duket e pa mundëshme si mundësi dhe keni të drejtë! Por, nga këndëveshtrimi im, si vrojtues konsistent i zhvillimeve politike dhe partiake në Kosovë, Vjosa në të ardhmen e afërt do të kaloj në VV, si pasoj e pa mundësis së dorzimit të LDK-së karrshi VV-së, dhe pa fuqisë së saj në raport me “ujqit e vjetër” brenda LDK-së!”, ka shkruar Gashi./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera