Lajme

Zyrtari i PDK’së: Lejen për ndërtimin e Kishës së Arkanit në oborrin e UP-së e ka dhënë babai i njeriut më të afërt të Albin Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 18:24 | 10 June 2021

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi po thotë se lejën e ndërtimit të kishës serbe në oborrin e UP’së e ka dhënë Hamdi Vraniqi.

Sipas Gjoshit djali i personit që dha lejën për ndërtimin e Kishën Ortodokse në oborrin e UP’së, Erzen Vraniqi, është njeriu më i afërt i kryeministrit Albin Kurtit.

“Lejen për ndërtimin e Kishës së Millosheviqit dhe Arkanit në oborrin e UP-së e ka dhënë Hamdi Vraniqi. Djali i Hamdi Vraniqit, Erzen Vraniqi, është njeriu më i afërt i Albin Kurtit. Në Qeverinë Kurti I, Erzen Vraniqi ishte këshilltar politik i Albin Kurtit. Në Qeverinë Kurti II, Erzen Vraniqi është veç një zyre më larg Albin Kurtit, si pjesë e kabinetit të Besnik Bislimit, zëvendëskryeministri për dialog”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Ky reagim i Gjoshit erdhi pasi të ënjtën në Kishën Ortodokse në Prishtinë pas 23 vitesh është mbajtur liturgji./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera