Lajme

Zyrtari i PDK-së : Sveçla gënjeu për fotografinë me Gjuriqin

Autori: Gazeta inFokus 11:46 | 08 December 2019

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Gani Koci, e ka quajtur gënjestar Xhelal Sveçlën e Vetëvendosjes, pas fotografisë ku Sveçla e shefi i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq, shihen ulur një një tavolinë.

Koci në Facebook, ka thënë që të gjihë ata që kanë punuar nëpër institucione u ka rënë të jenë në takime me përfaqësuesit serb, shkruan gazeta inFokus.

Por, sipas Kocit, ata janë treguar të kujdesshëm që të mos ulen në një tavolinë me ta.

-Advertisement-

“Të gjithëve që kemi qenë në institucione, na ka rënë të jemi edhe me përfaqësues serbë, por organizatorët kanë qenë aq të kujdesëm që të mos na ulin afër me ta! Këtë kujdes kanë treguar edhe për drekat apo darkat e organizuara edhe nëse ka qenë një tavolinë e madhe apo e vogël”, ka shkruar Koci.

Madje, Koci ka thënë që është zgjedhja e secilit nëse dëshiron të pijnë kafe apo jo me përfaqësuesit serb.

“Ka qenë zgjedhje e jona nëse kemi dashur te komunikojmë me ta apo te ulemi edhe per kafe në një tavolinë! Prandaj mos gënje Xhelal!”, shkruan Koci./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera