Lajme

Zyrtari i PDK-së: Osmani u shpërfill në Samitin e Berdo-Brione përderisa Thaçi ishte protagonisti kryesor

Autori: Gazeta inFokus 17:08 | 17 May 2021

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK), Betim Gjoshi, ka reaguar pas publikimit të fotografive nga pjesëmarrja e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Samitin e Berdo- Brione në Slloveni.

Gjoashi ka publikuar fotografi nga viti 2017 kur në këtë samit mori pjesë atëherë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke bërë krahasimin me pjesëmarrjen e Osmanit.

Ai ka thënë se pjesëmarrja e Presidentes aktuale të vendit u shpërfill fare nga pjesëmarrësit e tjerë në Samit, e sipas tij ndryshe ishte në kohën kur së samit mori pjesë Thaçi, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

“FOTO 1. Presidenti Thaçi në samitin e vendeve të Ballkanit  Berdo-Brione më 2017 si një prej protagonistëve kryesor.

FOTO 2. Presidentja Osmani në samitin e vendeve te Ballkani Berdo-Brione më 2021, thuajse e papërfillshme dhe menxi që po duket.

Këto foto flasin shumë për peshën tonë si shtet në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Gjoshi në përshkrimin e fotografive, ku sipas tij Osmani u la mbrapa dhe mezi duket.

Kujtojmë se u raportua që në këtë samit Presidentja Osmani pati një përplasje me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera