Lajme

Zyrtari i PDK-së: Meqë Albini nuk ka kushërinj në Kosovë, punësimin familjar e nisi Glauku

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 08 April 2021

Zyrtari i PDK-së, Bujar Cakolli, ka ironizuar pasi xhaxhai i kryeparlamentarit, Glauk Konjufca është punësuar si këshilltar i ministrit në Ministrinë e Mbrojtjes.

Cakolli ka thënë se meqë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka në Kosovë ndonjë kushëri apo familjar, është Konjufca ai të cilit i ka takuar që të fillojë me punësimet familjare, shkruan Gazeta inFokus.

“Edhe Flamuri i UÇK-së duhet të jetë në Presidencë”

“Në VV respektohet hierakia edhe në punësime familjare. Me që Albini nuk ka kusherinjë në Kosovë, as tezak e as tezeq, atëherë Glaukut i ka taku të parit me nisë me punësime familjare. Masnej vijnë familjart e ministrave, e krejt në fund nëse mbetet naj sen për aktivista”, shkruan Cakolli.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje gjithmonë kanë qenë të zëshëm sa i përket punësimeve familjare kur bëheshin nga qeveritë e kaluara, por si duket tani kjo gjë nuk po ju pengon pasi e morën në dorë pushtetin./Gazeta inFokus/

Të tjera