Lajme

Zyrtari i PDK-së e krahason Albin Kurtin me Vuçiqin e Sheshelin

Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 23 September 2020

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, anëtar i kryesisë së partisë së Kadri Veselit e ka krahasuar kreun e Vetëvendosjes me Vojslav Sheshelin e Aleksandër Vuçiqin.

Ky reagim i ashpër erdhi pas një deklarate të Albin Kurti për dosjet që një i panjohur po i dorëzon OVL-UÇK-së, shkruan Gazeta Infokus.

Kurti tha që këta janë “filma të lodhtë të Hashim Thaçit”.

-Advertisement-

Ndërsa Gjoshi i ka reaguar duke i thënë që Kurti sikur Shesheli flet kundër Kosovës e Amerikës.

‘Kundër Republikës së Kosovës ka folur dhe e ka luftuar gati njejtë sa Aleksandër Vuqiqi, Ivica Daqiqi, Vojisllav Shesheli, e plotë të tjerë secili më i zi se tjetri. Njejtë si ta ka folur edhe kundër miqëve amerikanë, sa herë e ka pasë rastin”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Miq të mi!

Nëse e shikoni linjën e deklaratave të Albin K. të bëra përgjatë aktivitetit të tij politik – ato gjithmonë janë në përputhje me deklaratat e Serbisë ose i shkojnë shumë përshtat Serbisë.

Kundër Republikës së Kosovës ka folur dhe e ka luftuar gati njejtë sa Aleksandër Vuqiqi, Ivica Daqiqi, Vojisllav Shesheli, e plotë të tjerë secili më i zi se tjetri. Njejtë si ta ka folur edhe kundër miqëve amerikanë, sa herë e ka pasë rastin.

Edhe sot prapë i njejtë.

Deklaratat e tij të mbushet mendja që po i përgatitin në Serbi.

Askush deri më sot nuk e din përgjigjen lidhur me dosjet e Gjykatës Speciale, por ky njeri i kapluar nga konspiracionet dhe paranojat – ka përgjigje për gjithçka.

As aktivistët e partisë së tij nuk kanë më nerva të dëgjojnë konspiracione dhe paranoja.

Ky njeri që dikur çirrej në Kuvend >mos e votoni Specialen se nuk ju dorëzojmë< – sot nuk mundet ta mbajë maskën më gjatë. Të gjithë e dijmë se ai po rrin në një këmbë për eleminime politike. #Paranojak #Mashtrues.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera