Lajme

Zyrtari i NATO-s kërkon falje pasi tha se Ukrainës mund t’i duhet të heqë dorë nga një pjesë e territorit të saj

Autori: Gazeta inFokus 19:52 | 16 August 2023

Stian Jenssen, shefi i shtabit të Sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg, është tërhequr nga deklarata e djeshme ku tha se Ukrainës mund t’i duhet të heqë dorë nga një pjesë e territorit të saj në këmbim të anëtarësimit në NATO.

Jenssen tha se deklarata e tij “ishte një gabim” dhe se nuk do të duhej ta thoshte në atë mënyrë.

“Ishte pjesë e një diskutimi më të gjerë rreth skenarëve të mundshëm të ardhshëm në Ukrainë, dhe unë nuk duhej ta kisha thënë në atë mënyrë.

-Advertisement-

“Nëse, dhe e theksova nëse, arrini në pikën ku mund të negocioni, situata ushtarake në terren do të jetë absolutisht qendrore dhe do të ketë një ndikim vendimtar se si do të duket një rezultat i mundshëm i kësaj lufte”, tha ai, shkruan Skyneës, transmeton Klankosova.tv.

Pas deklaratave që Jenssen bëri dje, përgjigja e Kievit ishte e fuqishme, duke i cilësuar komentet si “qesharake” dhe absolutisht të papranueshme”.

Pas reagimit të Ukrainës, NATO për një media ukrainase tha se qëndrimi i Aleancës nuk ka ndryshuar dhe NATO është në mbështetje të integritetit territorial të Ukrainës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera