Lajme

Zyrtari i MKRS-së konfirmon sụlmin ndaj tij: Rastin e kam lajmëruar në polici

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 13 November 2024

Një incident është raportuar se ka ndodhur në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Aty dyshohet se ka ndodhur se sekretari i kësaj ministrie Xheladin Krasniqi, e ka sulmuar fizikisht zyrtarin Miftar Latifin.

Ky i fundit për Klan Kosova e ka konfirmuar sulmin, derisa rastin e ka lajmëruar në polici.

-Advertisement-

“Raportimi është i vërtetë, rastin e kam paraqitur në polici dhe s’ka më shumë detaje nga unë meqenëse ky institucion po e heton tashmë rastin”, tha ai.

Gazeta Infokus ka kontaktuar edhe me policinë, por deri më tani s’kanë kthyer një përgjigje zyrtare.

Lidhur me rastin ka folur edhe i pari i MKRS-së Hajrulla Çeku, gjatë një konference për media pas mbledhjes së qeverisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion me ofertë PAKO SUPREME – kësaj radhe më shumë argëtim!
-Advertisement-

Të tjera