Sport

Zyrtari i Llapit i qet në shitje me çmime marramendëse yjet e skuadrës

Autori: Gazeta inFokus 17:30 | 10 December 2019

Nënkryetari i klubit të Llapit, Amrush Batatina ka vazhduar me komente ‘epike’ në rrjetet sociale, shkruan Gazeta inFokus.

Komenti i fundit i Batatinës ka befasuar të gjithë.

Ai ka shkruar se kush është i interesuar për Mentor Zhdrellën dhe Behar Maliqin duhet të paguajë 500 mijë euro përkatësisht 400 mijë.

-Advertisement-

Më poshtë keni komentin e nënkryetarit të Llapit.

Amrush Batatina është vëllai i trajneri të Llapit, Tahir Batatinës.

Kujtojmë se Llapi e ka mbyllur stinorin vjeshtor në pozitën e shtatë me 24 pikë dhe është eliminuar nga Kupa e Kosovës në rrethin e dytë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera