Lajme

Zyrtari i LDK-së ka një këshillë për Avdullah Hotin pas sulmit me vezë

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 22 February 2020

Selim Kryeziu, Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili është edhe anëtar i Kryesisë së LDK’së, ka reaguar pas sulmit të me vezë ndaj Avdullah Hotit, Zëvendëskryeministrit të Kosovës.

Sipas Kryeziut sulmin me vezë e kanë kryer disa ‘pula të pa vaksinuara nga Çakorri”, shkruan gazeta inFokus.

Ai ka thënë se Kosova nuk mund të mbetet peng me sjellje të tilla dhe ka një këshillë për Avdull Hotin.

-Advertisement-

“Qëndro Avdullah, kurrë s’ke qenë i vetëm dhe kurrë s’ke qenë më i fortë”, shkruan ai./Gazeta inFokus/

Reagimi i plotë:

Ca pula të pa vaksionuara, paskanë zbritur sot nga Çakorri dhe paskanë sulmuar me vezë zv.kryeministrin Avdullah Hoti.

Deja vu!

Me pula të dermëzuara e vezë të prishura nuk mund ta mbani peng Kosovën, as nuk mund ta shndërroni atë në pashallëk tuajin. Pashallëqet i takojnë shekullit 18 dhe jo shekullit 21. Keni ngecur në kohë ju cubëria, jeni tre shekuj mbrapa. Don Kishoti do ua kishte lakmi.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera