Lajme

Zyrtari i lartë i AKI-së në kuvedin e PDK-së

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 16 January 2020

Edhe pse ligji ua ndalon që të jenë pjesë e partive politike, pa miratim paraprak, një zyrtar i lartë i AKI-së është kapur nga kamerat duke marrë pjesë në kuvendin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ishte kuvendi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Drenas që kishte kapur vëmendjen e mediave.

Në këtë takim, situatën e bëri më atraktive një nga figurat e kësaj partie, Naim Bazaj. Ai kishte pasur disa lëvizje brenda dhe jashtë kësaj partie, por edhe partive të tjera.

-Advertisement-


Ky kuvend i viti të kaluar të PDK-së, që nuk kaloi i qetë pasi që Bazaj nuk u nda i kënaqur nga votimi në të, kishte lënë larg vëmendjes së publikut pjesëmarrjen e një zyrtari të lartë të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë.

Kamera ka kapur në këtë ngjarje Bujar Bazajn, sipas informacioneve që ka Insajderi, Shef i Hetimeve pranë Zyrës së Kryeinspektorit të AKI-së.

Bazaj njihet edhe si mik i ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj, i cili pas largimit nga kjo pozitë është angazhuar në kabinetin e Presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetar i PDK-së.

Neni 17 i ligjit për AKI-në përmend sjelljet e ndaluara të punonjësit të këtij institucioni.

“Punonjësit e AKI-së nuk mund të jenë anëtarë të partive politike apo marrin udhëzime prej partive, organizatave apo lëvizjeve politike, apo individëve jashtë AKI-së, e as nuk mund të kryejnë çfarëdo aktiviteti apo detyra tjera publike apo profesionale me pagesë, të cilat nuk janë në përputhje me punën e AKI-së. Punonjësit e AKI-së kërkojnë miratimin paraprak të drejtorit të AKI-së para së t’i bashkohen cilësdo organizate apo grupi; dështimi për të raportuar këtë mund të ofrojë bazë për suspendim apo përjashtim të Punonjësit të AKI-së”, thuhet aty.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera