Lajme

Zyrtari i lartë amerikan në Qeveri për takim me kryeministrin Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 10 January 2025

Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard R. Verma, nga Presidenca ka shkuar për një takim me kryeministrin Albin Kurti.

Verma po takohet me Kurtin, pasi fillimisht diskutoi me Presidenten Osmani në lidhje me finalizimin e Dialogut Strategjik.

Departamenti i Shtetit në njoftimin për vizitën e Vermës në Kosovë tha se ai do të diskutojë për “normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, si dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike për të mirën e të gjithë kosovarëve”.

-Advertisement-

“Ai gjithashtu do të falënderojë Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e fuqishme të Ukrainës dhe për ndihmën e saj për afganët në nevojë”.

Fotografitë: Ekonomia Online

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera