Fokus

Zyrtari i Klinës i quan shantazh ankesat e banorëve

Autori: Doresa Geci 14:06 | 17 April 2019

Hekurudhat Prishtinë – Pejë nuk po shfrytëzohet vetëm nga trenat.

Edhe veturat dhe kamionët po i përdorin ato.

Në një video që ka siguruar gazeta inFokus shihet një kamion duke  vozitur përgjatë hekurudhës.

-Advertisement-

Banoret e fshatit Ujmir në Klinë  për shkak të ndërtimeve që po bëhen nuk kanë alternative tjetër pos që të kalojnë nëpër hekurudhë, shkruan gazeta inFokus.

Disa shtëpi në këtë fshat përdorin hekurudhat pasi që në atë zonë  është duke bërë ndërtimi i një ure.

Kështu që ata janë të detyruar që të kalojnë nëpër këtë hekurudhë.

Por hallin e këtyre banoreve e quan si të pa vërtet Drejtori i Urbanizmit në Komunën e Klinës, Lorenc Marleku.

Ai për gazetën inFokus ka thënë se pamjet janë të vjetra dhe përmes të cilave është duke bërë shantazhe.

“Ajo ure është edhe sot e kalueshme mirëpo ato pamje të cilat ja kanë dërguar juve janë më te vjetra  dhe ka tendenca, dhe janë duke bërë shantazhe  por s’ka problem ajo pune , ju mundeni të shkon dhe të shihni se ajo është e përfundime”, ka thënë Marleku.

Gjithashtu Marleku ka thënë se ura është e përfunduar mirëpo nevojitet  vetëm të bëhet pranimi teknik.

“Është ndërtimi i një ure që është në përfundim do më thënë është e përfunduar krejt mirëpo pranimi teknike nuk është bërë hala, për shkak të disa imetesirave  që ka operatori më i kry”, ka shtuar ai.

Marleku ka dërguar gjithashtu edhe pamjet të urës mirëpo në bazë të videos të dërguar nga lexuesit e gazetës inFokus thuhet e kundërta.

Më poshtë  mund të ndiqini videon  ku shihet një kamion duke vozitur kamionin në hekurudhën Pejë –Prishtinë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera