Lajme

Zyrtari i Këshillit gjyqësor lirohet nga akuza për falsifikim të dokumentit zyrtar

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 10 November 2023

Është liruar nga akuza zyrtari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Bedri Duraku, aktualisht i pezulluar nga puna, i ngarkuar për falsifikim të dokumentit zyrtar.

Aktgjykimi lirues është shpallur të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë nga kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Agim Kuçi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Bedri Duraku ngarkohet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë se në cilësinë e koordinatorit të Panelit për Lirim me Kusht (PLK) në kuadër të KGjK-së, ka bërë përpilimin e një akti me përmbajte të rreme, me çka edhe akuzohet se ka kryer veprën penale “falsifikim i dokumentit zyrtar”.

-Advertisement-

Sipas aktgjykimit, Duraku është liruar nga akuza sepse nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar.

Pala e dëmtuar udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil.

Ndërsa, palët e pakënaqura kundër këtij vendimi kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditëve nga dita e kopjes së këtij aktgjykimi.

Në seancën e 27 marsit 2023, Duraku ishte deklaruar i pafajshëm për akuzën se ka falsifikuar dokumentin zyrtar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta ekstreme e majit – dyshek memory 100€ më lirë!
-Advertisement-

Të tjera