Lajme

Zyrtari i AAK-së ftohet nga specialja: “Jam i ftuar si i dyshuar, punë e madhe”

Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 18 December 2019

Brahim Mehmetaj kryetar i degës së AAK-së në Prishtinë dhe drejtor i pronës në këtë komunë është ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Por, si duket Mehmetaj nuk po mërzitet fort për këtë punë, ani se është në cilësi të të dyshuarit, shkruan gazeta inFokus.

“Dje pasdite ne perfundim te orarit te punes, nje prej hetuesve te gjykates speciale ma solli ftesen per ne Hage. Pune e madhe….. Jam i ftuar ne cilesin e te DYSHUARIT!!!!”, ka thënë Mehmetaj.

-Advertisement-

Ky thotë që pavarësisht që mendon se është gjykatë e padrejtë dhe e njëanshme do t’i përgjigjet ftesës së saj.

“Do ti pergjigjem kesaj thirrje me krenari, edhe pse vazhdoj me mendu qe kjo gjykate eshte e padrejte dhe e njeaneshme. Krimet ne Kosove i kan kry serbet dhe serbia dha ata jane kriminel e jo ne Çlirimtaret qe ishim te detyruar te benim lufte mbrojtese dhe ÇLIRIMTARE. UÇK perjet e mot!”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera