Lajme

Zyrtari amerikan nis takimin me Ramën, ja agjenda e tij

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 15 May 2017

Zyrtari i lartë i DASH, Hoyt Brian Yee ka mbërritur në Kryeministri teksa ka nisur takimin me Kryeministrin Edi Rama në orën 10:30, ashtu siç ishte parashikuar në agjendën e tij.

Ai ka mbërritur sot në Tiranë për një përpjekje të fundit për të arritur një marrëveshje politike mes maxhorancës dhe opozitës për zgjedhjet parlamentare.

Pas takimit me Ramën, Hoyt Brian Yee, ai do të ketë një tjetër me kreun e Kuvendit, Ilir Meta.

-Advertisement-

Takimi me kreun e demokratëve është planifikuar të mbahet në orën 14:45, ndërkohë që dy orë më vonë do të ketë dhe me deputetët e pakënaqur të opozitës Astrit Patozi, Majlinda Bregu. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera