Lajme

Zyrtari i AAK-së i quan majmunë ata që po kritikojnë Kryeministrin

Autori: Gazeta inFokus 17:36 | 07 January 2018

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të AAK’së, Argjend Zejnaj i ka quajtur majmunë kritikuesit e Ramush Haradinajt. Ka thënë se të tillë ka shumë por Kryeministri s’do të mund ta ndalë askush.

“Zhvillimet e fundit tregojnë që, Ramushi (kryeministri) është në betejë me të gjithë ata që duke e sulmuar atë tentojnë të sulmojnë të ardhmen e Kosovës (e kanë në gjak përbaltjen e fisnikërisë se tij prej Shqiptari). Kryeministri nuk e ka të lehtë, se sulmet po vijnë nga shumë drejtime, por “Luanin s’mund ta ndalin majmunët”, sa do që mund jenë shumë të tillë!”, ka shkruar Zejnaj.

Zejnaj, i cili është edhe Shef i Kabinetit të Ministrit të Infrastrukturës, e ka bërë këtë reagim pas raportimeve se Kryeministrit Haradinaj i është refuzuar viza amerikane.

-Advertisement-

Zyrtari i Partisë së katërt në Kosovë ka thënë se amerikanët nuk hidhërohet me shqiptarët,

“Prandaj ngadalë por sigurtë, ndryshimin s’do të mund ta ndalë askush.Me shqiptarët e vërtetë Amerika nuk hidherohet!”, ka shtuar ai.

Gjatë ditës, një ish-zyrtare e AAK’së ia kërkoi dorëheqjen Ramush Haradinajt nga pozita e Kryeministrit. Donika Kadaj tha se nëse i është refuzuar viza Haradinajt atëherë duhet të largohet nga Qeveria.Ka pasur reagime prej zyrtarëve të AAK’së që i kanë dalë në mbrojtje Haradinajt, duke lëshuar akuza në drejtim të deputetes aktuale të VV’së, Donika Kadajt.

Ramush Haradinaj e ka konfirmuar se ka marrë ftesë për të shkuar në Amerikë por ende s’ka marrë përgjigje për të shkuar në Lutjet e Mëngjesit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera