Zyrtarët serbë “kërcënojnë” me rezistencë, reagon Presidenca: Ata do të jenë përgjegjës për çdo përshkallëzim situate

Autori: Gazeta inFokus
12:45 | 02 April 2023
Ditëve të fundit në veri të Mitrovicës, u është vënë zjarri disa veturave me targa RKS, si dhe ka pasur sulme ndaj zyrtarëve policorë.
Lidhur me këto raste, policia ka arrestuar M.B i cili dyshohet edhe për sulmin me armë ndaj Policisë së Kosovës ku mbetën të plagosur dy policë.
Si rezultat i këtyre zhvillimeve, zyrtarët e lartë shtetëror të Serbisë dhe udhëheqësit e Listës Serbe kanë paralajmëruar “rezistencë” nëse nuk lirohet serbi i arrestuar.
Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani.
Ai përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se Rakiq po kërcënon me rezistencë dhe kryengritje.
“Kreu i Listës Serbe, Rakiq përkrahë Petkoviqit kërcënon me “rezistencë dhe kryengritje” në Kosovë. Megjithatë, asnjë fjalë dënimi nga Petkoviq për djegien e veturave të serbëve vendas!
Serbia dhe Lista Serbe kërcënojnë me dhunë. Ata do të jenë përgjegjës për çdo përshkallëzim në terren”, ka shkruar Vela.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha të dielën, se përmes arrestimit të serbëve në Kosovë, Qeveria e Kosovës dëshiron ta destabilizojë gjendjen dhe t’i shmangë detyrimet që ka ndërmarrë përmes marrëveshjes së Ohrit.
“Është shumë e qartë se një situatë e vjetër është në horizont, dhe një krizë e re e prodhuar nga Prishtina”, tha Daçiq.
Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të “reagojë urgjentisht” dhe të bëjë presion mbi autoritetet në Prishtinë për ta parandaluar përshkallëzimin e situatës.
Kurse, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq tha se populli serb do të mblidhet dhe do të protestojë nëse M.B, i cili akuzohet për djegien e veturave dhe sulmin ndaj Policisë së Kosovës, nuk lirohet.
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se kryeministri Albin Kurti po shkakton incidente për të shmangur formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Petkoviq theksoi se është obligim i Prishtinës të formojë Asociacionin dhe se të gjitha marrëveshjet e mëparshme ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës e detyrojnë ta bëjnë këtë.
Ndërkohë, Policia e Kosovës bëri të ditur të dielën se gjatë natës së 2 prillit, disa zyrtarë policor janë sulmuar në Mitrovicë të Veriut me mjet shpërthyes. /Telegrafi

Të tjera
-
Chollet: Vuçiq të nxisë qetësinë e serbëve të Kosovës
Këshilltar i posaçëm në Departamentin e Shteti të Amerikan, Dereck Chollet, i...
-
Ministria mbrojtjes e Turqisë publikon një video të forcave paqeruajtëse turke të cilët janë nisur për Kosovë
Ministria e Mbrojtjes së Turqisë, ka publikuar një video ku shihen forcat tur...
-
Kurti: Nëse kryetarët do të punonin nëpër shtëpi private, ky do të ishte betonim i strukturave paralele ilegale
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nëse kryetarët e zgjedhur në...
-
A do të nisë kundërofensiva? Ukraina: Planet duan heshtje, nuk do të ketë njoftim
Ushtria ukrainase përsëriti lutjet për heshtje rreth kundërofensive të shumëp...
-
Kurti i thotë kryediplomatit të Emirateve të Bashkuara Arabe se dhunën në veri e shkaktuan grupet fashiste
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë sot se përshkallëzimi në veri, erdhi si pa...
-
Policia njofton për parandalimin e dy rasteve të kontrabandimit me mallra në Veri
Njësia për Ndërhyrjen e Shpejtë e Policisë Kufitare të Kosovës ka parfandalua...
-
Basha: Vuçiqi si ministër i propagandës ia ka shkruar fjalimet Millosheviqit
Dimal Basha, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, shpërndau dy video krahasuese n...
-
Turistët “pushtojnë” Durrësin e Golemin, më besnik mbeten shqiptarët e diasporës
Fundjava e parë e qershorit ka nisur me popullim të plazheve nga turistë vend...
-
Bërnabiq paralajmëron dorëheqje nga posti i kryeministres së Serbisë
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka shkruar në llogarinë e saj në Twitte...
-
Krasniqi- Kurtit: Kryeministër çu shkojmë në veri
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar ndaj kr...
-
Stoltenberg-Erdoganit: Suedia i ka përmbushur obligimet për anëtarësim në NATO
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka bërë thirrje të dielën Ankarasë që të n...
-
Kryetari i Zubin Potokut: Nuk ishte qëllimi im të bëhesha i famshëm
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, i cili fitoi zgjedhjet komunale të 23...