Lajme

Zyrtarët e VV-së për fundjavë në Shqipëri, Kusari-Lila: Masat nuk janë mbyllje, kufijtë kanë qenë të hapur

Autori: Gazeta inFokus 21:05 | 12 April 2021

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka komentuar largimin e zyrtarëve të VV-së për fushatë në Shqipëri, përkundër masave anti-Covid të Qeverisë së Kosovës, shkruan Indeksonline.

Ajo tha se masat nuk kanë qenë mbyllje, dhe se kufijtë kanë qenë të hapur.

“E para masat e vendosura kanë qenë kufizim i pjesërishëm, nuk kemi pasur mbyllje totale, dmth vendim që është qartë i përshkruar, janë dy tri kategori që janë mbyllur. Sa i përket lëvizjes, kufijtë kanë qenë të hapur.

-Advertisement-

Nuk e di, e ka pasur një jehonë të madhe, VV në Shqipëri ka hapur zyre më herët. Pajtohem që në aspekt të shikimit të masave, atëherë në rastin e mbylljes totale mbyllen kufijtë”.

Po ashtu, Kusari-Lila u shpreh që ky trend i udhëtimit në Shqipëri është i njëjtë gjatë vikendeve.

“Në shifrat paraprake 30 mijë qytetarë kanë kaluar kufirin, një fundjavë me diell, dhe trend i njëjtë i fundjavave.

Këto masa nuk kanë qenë mbyllje. Ka qenë trend i njëjtë i fundjavave. Qeveria nuk ka dalë me vendim për mbyllje totale, i kemi dyqanet e qendrat tregtare të hapura. Vetëm gastronomia është e mbyllur”, tha ajo në Dukagjin.

Kusari-Lila u shpreh tutje se masat kundër Covid-19 duhet të rishikohen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera