Lajme

Zyrtarët e NISMA’s thonë se nuk bëjnë koalicione parazgjedhore

Autori: Gazeta inFokus 23:24 | 19 August 2019

Anëtarja e Kryesisë në partinë e Nisëm Socialdemokrate, Valdete Bajrami, ka thënë se është e bindur se në zgjedhjet e ardhshme do të shkojnë vetëm.

“Vazhdimisht jemi në takim me anëtarët dhe kryesitë dhe mendimi i tyre është që të shkojmë vetëm në zgjedhje. Shumë palë zgjedhje kemi kaluar dhe kemi dalë më të fuqishëm çdo herë. Ka pasur periudha që kanë dëshmuar se Nisma është faktor – Nisma është faktor pa të cilën nuk mund të merren vendime të mëdha. Në zgjedhjet e kaluara kemi hyrë të vetëm kështu synojmë prapë”, ka thënë Bajrami i.

Të njëjtin qëndrim për të garuar të vetëm e shprehu edhe Endrit Shala, aktualisht ministër në dorëheqje në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, i ftuar në Debat Plus.

-Advertisement-

“Ne do të marrim plus dhjetë deputet dhe do të jemi faktorë kyç në Qeverinë e re”, është shprehur Shala në Debat Plus.

Bajrami ka shtuar se me PSD, kanë pasur një përafrim për një bashkëpunim, duke mos dashur të komentojë marrëveshjen që nënshkruan gjatë së hënës AAK dhe PSD, që të garojnë me një listë në zgjedhjet e parakohshme

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera