Sport

Zyrtarët e FFK-së në seminarin e UEFA-s për Ligën e Kombeve

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 19 April 2018

Shtëpia Evropiane e Futbollit (UEFA), tashmë ka nisur përgatitjet për përgatitjet për Evropianin e ardhshëm, natyrisht me formatin e ri. Në këtë drejtim UEFA në Gjenevë, ka filluar me një seminar që po organizohet me zyrtarë e përfaqësues të federatave evropiane, shkruan infokusi.

LEXO EDHE: Skedina për ditën e sotme

Në këtë seminar po marrin pjesë edhe zyrtarët e FFK-së, përkatësisht drejtori i ekipeve kombëtare dhe për marrëdhënie me jashtë z. Artan Govori dhe menaxheri z. Rinor Havolli. Siç bëjnë të ditur këta zyrtarë seminari temë bosht e ka mënyra e organizimit të ndeshjeve, detyrat, obligimet dhe përgjegjësitë të federatave në mënyrë që mbarëvajtja e ndeshjeve eliminatore në të gjitha fazat të shkojë sipas plan-programit dhe dinamikës së paraparë.

-Advertisement-

E gjithë kjo është tejet me rëndësi edhe për FFK-në që nevojë sa më shumë të marrë nga këto ligjërata e përvoja edhe e tjerëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera