Lajme

Zyrtarët e Albin Kurtit i bartin fëmijët nga shkolla me 3Z

Autori: Gazeta inFokus 19:00 | 01 October 2021

Veturat e zyrtare nuk po shërbejnë më vetëm për zyrtarët e Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

Ato po përdoren edhe për bartjen e fëmijëve nga shkolla, siç edhe shihet në pamjet që ka siguruar Gazeta Infokus.

Të premten vetura me targa 3Z-124-03, e cila thuhet të jetë e Ministrisë së Punëve të Jashtme, është parë e parkuar në vendkalimin për këmbësor afër shkollës fillore “Ismail Qemali” në Bregun e Diellit në Prishtinë, derisa zyrtari që voziste atë po merrte fëmijët nga shkolla.

-Advertisement-

Në bazë të pamjeve, vetura përveç që është parkuar mbi kalimin për këmbësor, është futur edhe në vijë të plotë në kahun e kundërt të rrugës.

Për më detajisht shikojeni videon e bashkëngjitur /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera