Lajme

Zyrtarët amerikanë thonë se në Ukrainë janë vrarë 6 mijë ushtarë rusë

Autori: Gazeta inFokus 07:35 | 10 March 2022

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë vlerësuar se në dy javët e para të luftimeve në Ukrainë mund të jenë vrarë nga 5 mijë deri në 6 mijë ushtarë rusë.

Sipas tyre numri i të plagosurve vlerësohet se mund të jetë nga 15 mijë deri në 18 mijë.

Një zyrtarë amerikan i cili dëshiroi të mbetej anonim e krahasoi shkallën e vdekjeve me disa beteja të Luftës së Dytë Botërore.

-Advertisement-

Ndërkaq sipas të dhënave nga Ukraina, thuhet se në luftime janë vrarë 12 mijë ushtarë.

E nga e Rusisë u tha se në Ukrainë deri më tani kanë humbur më pak se 500 trupa ushtarake, raporton BBC.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera