Lajme

Zyrtares policore i largohet predha, e kaloi operacionin me sukses

Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 11 October 2024

Tashmë ka dalë nga operacioni, zyrtarja policore e cila sot u plagos aksidentalisht nga kolegu i saj në Stacionin e Policisë Jugu në Prishtinë.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Xhavit Gashi, ortoped në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Pacientja është në gjendje stabile, predha ka arritur t’i largohet”, ka thënë Gashi për Klankosova.tv.

-Advertisement-

Rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, teksa IPK njoftoi se i dyshuari, zyrtar policor, është suspenduar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera