Sport

ZYRTARE: Zidane braktis Realin, kthehet urgjentisht në Spanjë

Autori: Gazeta inFokus 18:20 | 12 July 2019

Zinedine Zidane, i shoqëruar nga gruaja e tij në Kanada, janë kthyer urgjentisht në Spanjë, me çrast Zizu ka braktisur skuadrën. Trajneri francez, siç njofton Reali, kthehet në Spanjë për arsye personale, të cilat nuk janë bërë të ditura.

Real Madrid ndodhet në Montreal të Kanadasë, aty ku po zhvillon fazën përgatitore, para se të nisë turneun në International Champions Cup.

Teksa skuadra ka hipur në autobus për të udhëtuar nga hoteli për tek qendra stërvitore, stafi dhe lojtarët janë njoftuar se trajneri Zinedine Zidane nuk do të udhëtojë me ta, francezi do të kthehet urgjentisht në Spanjë, për arsye personale, sipas klubit madrilen.

-Advertisement-

Zidane ishte i shoqëruar nga gruaja e tij në Kanada dhe nuk janë bërë të ditura shkaqet e këtij udhëtimi urgjent.

Ndërkohë skuadra ka vijuar punën për stërvitjen e ditës së tretë, ku komandën e ka marrë ndihmësi i francezit, David Bettoni, i ndihmuar edhe nga asistentët e tjerë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera