Lajme

Zyrtare: Zgjatet edhe për një orë takimi Kurti – Vuçiq, shtyhet konferenca

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 18 August 2022

Zyra për informim e Bashkimit Evropian ka njoftuar se takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarit Miroslav Lajçak, është zgjatur edhe për një orë.

Kështu është shtyrë edhe konferenca e përbashkët dhe tani pritet të nisë nga ora 13:30, shkruan Gazeta Infokus.

“Takimi i nivelit të lartë është ende në vazhdim, ndaj deklarata për media do të shtyhet rreth orës 13:30. Informacione të tjera do të jepen më vonë”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Takimi ka nisur nga ora 10:30, derisa paraprakisht Borrell ka takuar ndaras edhe Kurtin edhe Vuçiqin./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera