Sport

ZYRTARE: Ylli i Llapit rikthehet te Prishtina

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 10 August 2020

Mesfushori i mirënjohur kosovar, Behar Maliqi është rikthyer te Prishtina, shkruan Gazeta inFokus.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit ‘bardhekaltër’ në rrjetin social facebook.

Maliqi ka luajtur me kryeqytetasit edhe gjatë viteve 2008-2013, ku ka fituar dy kupa dhe tri superkupa.

-Advertisement-

Ai është rikthyer për ta ndihmuar klubin e qytetit të tij në garat evropiane dhe në sezonin e ri.

Behar Maliqi është futbollisti më se së shumti tituj kampioni në vendin tonë, gjithsejtë pesë herë është shpall kampion i Kosovës.

Maliqi në dy vitet e fundit ka veshur fanellën e Llapit, klub me të cilin nuk arriti të fitoj asgjë.

Më poshtë keni njoftimin e plotë të klubit të Prishtinës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera