Sport

ZYRTARE: Yjet e Kosovës mbeten pa trajner

Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 11 April 2019

Florent Malouda pohon se ka marrë vesh për pensionimin e tij nga FC Zurich vetëm perms njoftimin të klubit në rrjetin social, Twitter.

38-vjeçari u pensionua si futbollist aktiv vitin e kaluar, dhe para FC Zurich, ishte trajner i Luxembourg FC Differdange 03.

Ai më pas iu bashkua FC Zurich në shkurt si trajner.

-Advertisement-

Klubi njoftoi në mëngjesin e sotëm se kanë ndërprerë bashkëpunimin me Maloudan me marrëveshje të dyanshme.

“Nuk janë arritur pritshmëritë me Florent Maloudan dhe ne i dëshirojmë atij fat dhe suksese në karrierën e tij”, shkruhej në njoftimin e FC Zurich.

Por, dukej se nga klubi kishin harruar ta informonin atë për shkarkimin.

Ai u përgjigj: “Me të vërtetë, unë nuk e dija këtë..?”.

Ndryshe, në FC Zurich luajnë yjet e Kosovës si Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu dhe Mirlind Kryeziu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera