Sport

Zyrtare: Wayne Rooney transferohet te DC United

Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 28 June 2018

Ish kapiteni i Anglisë, Wayne Rooney është zyrtarizuar sot si lojtar i DC United pas një muaj spekulime për të ardhmen e tij.

Sulmuesi i Everton ka nënshkruar kontratë tri vjeçare e gjysmë me skuadrën nga kryeqyteti amerikan, duke u larguar nga Goodison Park për një shumë të panjohur deri me tani.

Menaxheri gjeneral i DC United Dave Kasper, është shprehur shumë i lumtur për këtë transferim derisa e ka mirëpritur lojtarin “më të mirë në histori të Premier Ligës”, në MLS ku do të luaj me numrin e tij të preferuar, pra nëntë në klubin e tij të ri.

-Advertisement-

“Rekordi i Wayne’it për klubin dhe vendin flet vetvetiu. Ai është një lojtarë i klasit botëror dhe ai i përmirëson ata rreth tij, si me punën dhe etikën e tij ashtu edhe me mentalitetin fitues. Ne jemi jashtëzakonisht të lumtur që kemi shtuar në skuadrën tonë një lojtar kalibri si Rooney dhe e mirëpresim atë në DC”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera