Lajme

Zyrtare: Vetura Albin Kurtit u përfshi në aksident

Autori: Gazeta inFokus 21:35 | 20 October 2019

Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën Tiranë – Durrës, e ku u raportua se është përfshirë vetura e liderit të kësaj partie, Albin Kurti.

Arlind Manxhuka, zëdhënës i Vetëvendosjes e ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook se aksidenti ka ndodhur por nuk ka të lënduar, shkruan Gazeta inFokus

“Sonte makina e Kryetarit të Lëvizjes Albin Kurti u aksidentua në një ndeshje zinxhirore të lehtë në Shqipëri kur po shkonte për te festa e fitores në Tiranë. Gjithçka është në rregull dhe asnjë njeri nuk është i lënduar. Aktivitetet vazhduan sipas axhendës dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim”, ka shkruar Manxhuka në profilin e tij.

Kurti qëndroi në Tiranë mbrëmjen e sotme për ta festuar fitoren e VV’së në zgjedhjet parlamentare në Kosovë./GazetainFokus/

Të tjera