Sport

Zyrtare: Valon Berisha nënshkruan me Lazion

Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 30 June 2018
Një kthesë e pabesueshme ka ndodhur në merkato për Valon Berishën. Sulmuesi i Kosovës i cili aktivizohej tek Salzburg më herët u raportua se do të transferohej tek Sampdoria ku thuajse u bë zyrtare.

Por skuadra italiane i ka surprizuar të gjithë kur ka konfirmuar në Twitter se lojtari do të transferohet në Lazio.

Ky është transferimi i tretë i Lazios në këtë merkato dhe shqiptari i dytë, pas Riza Durmishit i cili është zyrtarizuar më herët.

Durmishi luan me kombëtaren e Danimarkës, por këtë Botëror nuk është thirrur.

-Advertisement-

Berisha ka firmosur një kontratë 5 vjeçare.

Image

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera