Sport

Zyrtare: UEFA cakton stadiumin se ku do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Liverpoolit dhe Leipzigut

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 04 March 2021

Liverpooli dhe Leipzigu do ta luajnë ndeshjen kthyese në kuadër të 1/8 se finales në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Tashmë shtëpia me e madhe e futbollit në Evropë, UEFA, e ka caktuar edhe stadiumin se ku do të zhvillohet kjo sfidë.

Ashtu sikur takimi i parë edhe dueli kthyes do të luhet në stadiumin ‘Puskas Arena’ në Budapest të Hungarisë.

-Advertisement-

Përballja e parë kishte përfunduar me rezultat 0-2 në favor te Liverpolit, me golat e shënuar nga Salah dhe Mane.

Ballafaqimi ndërmjet Liverpoolit dhe Leipzigit, do të luhet me 10 mars./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera