Sport

Zyrtare: Trippier transferohet te Newcastle United

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 07 January 2022

Pas shumë diskutimeve mes klubeve, Kieran Trippier më në fund është transferuar te Newcastle United.

Ka qenë klubi anglez që ka konfirmuar se ka transferuar reprezentuesin e Kombëtares së Anglisë nga Atletico Madrid.

31-vjeçari ka rënë dakord për një kontratë për dy vite e gjysmë dhe tanimë është prezantuar si lojtar i ri i Newcastles.

-Advertisement-

‘Laraskat’ kanë paguar 15 milionë euro te Atletico Madrid për të marrë shërbimet e mbrojtësit me përvojë.

Vet Trippier është shprehur i lumtur që ndodhet tani në St James park.

“Jam i lumtur që i bashkohem këtij klubi fantastik. Më pëlqeu vërtet koha ime në Madrid, por kur mësova për interesimin nga Newcastle United dhe pasi kisha punuar më parë me Eddie Howe, e dija se ky ishte vendi ku doja të transferohesha”.

“Jam i vetëdijshëm se ka shumë punë përpara nesh, por i njoh mirë kërkesat e Ligës Premier dhe e di se çfarë klubi i mrekullueshëm është ky me lojtarë shumë të talentuar. Mezi pres tv filloj dhe jam i emocionuar, për të dal në St. James Park si lojtar i Newcastles”, tha Trippier gjatë prezantimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera