Lajme

Zyrtare| Tre raste të dyshuara me Koronavirus në Kosovë – Nuk ka nevojë për panik

Autori: Halil Berisha 15:47 | 25 February 2020

Këtë të martë, tre raste të reja të dyshuara me virusin kinez, i njohur si Koronavirus janë paraqitur në QKUK.

Mostrat për analiza janë marrë nga këta të tre e janë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për verifikim, shkruan gazeta inFokus.

E të tre këto raste janë të ardhur nga Italia, derisa njëri nga ta nuk është shtetas i Kosovës.

-Advertisement-

Këtë për Gazetën inFokus e ka konfirmuar Shpend Fazliu, zëdhënës në QKUK, i cili gjithashtu ka thënë që nuk ka nevojë për panikë.

“Në Klinikën Infektive në QKUK, sot janë paraqitur  3 raste të dyshuara për coronavirus. Një shtetas jo kosovar,  69 vjeç  i cili  ka qëndruar në Itali. Dy shtetas të tjerë kosovarë, 25 vjeç dhe 23 vjeç, të cilët kanë ardhur sot nga Italia. Janë marrë mostrat për analizë dhe janë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për verifikim. Klinika Infektive njofton se nuk ka nevojë për panik dhe shqetësim, meqë janë vetëm raste të dyshuara”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera