Sport

Zyrtare: Tirana e prezanton trajnerin e ri

Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 27 January 2021

Të marrësh drejtimin e Tiranës në këtë periudhë krize është përgjegjësi e madhe, por Orges Shehi ka ambicie të mëdha, edhe pse e di mirë që ringritja do të vijë hap pas hapi, me shumë impenjim.

Shehi është zyrtarizuar si trajner i ri i Tiranës në vend të Nevil Dedes.

“Jam krenar dhe i kënaqur të bëhem pjesë e klubit më të titulluar në vend. Ambiciet janë të mëdha. Kemi rrugë të gjatë përpara, skuadra do tentojë të ngjitet sa më lart. Synimi është maja, por shkallët do t’i marrim dalëngadalë. Objektivat e klubit dihen, gjithmonë në majë. Nuk jam tip që u shmangem përgjegjësive. Ofertën e Tiranës e prita me shumë qejf, sepse është klub i madh dhe ka një organikë të mirë lojtarësh. E prita me kënaqësi dhe këto ishin arsyet pse vendosa Tiranën”, tha Shehi për mediet shqiptare gjatë prezantimit.

-Advertisement-

Kreu, 16 pikë larg: “Nuk mund të mendojmë tani për Vllazninë, kur kemi ndeshjen e radhës me Apoloninë, shkallë-shkallë, ngjitemi lart. Tirana ka tifozë të zjarrtë, për të mos thënë më të zjarrtët në vend. E di që ata sakrifikojnë dhe e duan shumë këtë fanellë. Pak rëndësi ka ku kam luajtur unë, kam ndërruar 7 fanella”, theksoi Shehi.

Ndërhyrja e presidentit: “Presioni është normal, sepse jemi në një skuadër me pritshmëri. Në qoftë se klubi mund të ketë politika për një lojtar të caktuar për të bërë një kalim në një kampionat më të fortë, ne sigurisht do ta ndihmojmë, duke e aktivizuar me shumë. Më është thënë nga presidenti se nuk më intereson kush është në fushë, por dua rezultatet. Risku është prezent dhe po të jetojmë me frikën e riskut, s’do punonim fare”, pohoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera