Sport

ZYRTARE: Thomas Tuchel emërohet trajner i ri i Chelseas

Autori: Gazeta inFokus 19:38 | 26 January 2021

Klubi i Chelseas ka emëruar Thomas Tuchelin trajner të ri, pas shkarkimit të Frank Lampardit, shkruan Gazeta inFokus.

Tuchel ka nënshkruar kontratë 18 muaj me ‘Blutë’ nga Londra, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Ai do të jetë trajneri i parë gjerman që do ta udhëheqë Chelsean.

-Advertisement-

Së fundmi Thomas Tuchel ka qenë trajner i PSG-së, ndërsa të kaluarën ka drejtuar edhe Dortmundin.

Në Chelsea tekniku gjerman do të bashkohet me Christian Pulisic dhe Thiago Silva me të cilat ka punuar te Dortmundi dhe Parisi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera