Lajme

Zyrtarë të Listës Serbe thonë se ky subjekt është zëri dhe fytyra e Qeverisë së Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 10 June 2017

Përfaqësuesit e Listës Serbe dje në tubimin e fundit zgjedhor u kanë premtuar edhe një herë qytetarëve serbë se nuk do ta përkrahin formimin e Ushtrisë së Kosovës. Kryetari i kësaj liste, Slavko Simiq ka thënë se qeveria e Serbisë dhe presidenti Aleksandër Vuçiq janë shpresë për mbijetesën e popullit serb në Kosovë, shkruan agjencia e lajmeve Beta.

“Qeveria e Serbisë me ndihmën e listës serbe është e pranishme në jetën politike dhe institucionale, në parlamentin e Prishtinës dhe qeverinë në Prishtinë, andaj Lista Serbe është zëri dhe fytyra e Qeverisë së Serbisë”, ka thënë Simiq, transmeton lajme.net.

Ai ka thënë se kurrë nuk do ta përkrahin formimin e Ushtrisë së Kosovës, duke shtuar se Prishtina ka formuar parti serbe për të përçarë popullin dhe politiken serbe, porse, sipas tij, këto parti nuk kanë perspektivë politike.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera