Sport

ZYRTARE: Rangers emëron Steven Gerrardin trajner të skuadrës

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 04 May 2018

Legjenda e Liverpoolit Steven Gerrard edhe zyrtarisht është trajneri i Glasgow Rangers.

Glasgow Rangers i është dorëzuar prej vitesh dominimit të Celtic në Ligën skoceze të futbollit dhe pas falimentimit të bujshëm dhe ringjitjes së shpejtë në elitë, tani kërkon vendin që i takon.

LEXO EDHE: Zyrtarët e ndeshjeve të Vala Superligës dhe Ligës së Parë

-Advertisement-

Skuadra ishullore kërkon që ta nisë revolucionin përmes pankinës. Mesfushori ikonë i Liverpulit dhe i kombëtares angleze, Steven Gerrard, ka pranuar të ulet në pankinën e Glasgow Rangers duke nisur nga ky muaj, tashmë klubi e ka zyrtarizuar një gjë të tillë.

Raportohet se 37-vjeçari ka nënshkruar kontratë 4 vjecare me Rangers. Mësohet se Steven Gerrard ka kërkuar gjithashtu në staf, ish kapitenin e kombëtares skoceze, Geri McAllister, si dhe trajnerin e akademisë së Liverpoolit, Tom Kolso.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera