Lajme

Zyrtare: Qeveria Kurti ia dërgon Agim Bahtirit letrën e “falimentimit” të Mitrovicës (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 22:10 | 01 October 2021

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili po cilësohet i paaftë për të menaxhuar me buxhetin e qytetarëve të Mitrovicës, po del se vërtet është i tillë.

Por, ironike dhe tepër e çuditshme është sesi një letër që lirisht mund të konsiderohet si “letra e falimentimit të Mitrovicës”, atij i ka ardhur nga Qeveria Kurti, në emër e të cilës po propagandon, përkatësisht nga institucioni që qeveriset nga bashkëpartiuaku i tij Hekuran Murati, Ministër i Financave dhe Transfereve.

 

Duke qenë se kjo letër i është dërguar Bahtirit në fushatë elektorale, kjo po shihet edhe si hakmarrje e Kurtit ndaj Bahtirit, i cili ishte imponuar si kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Mitrovicës, ndonëse nuk e gëzon përkrahjen e vetë degës atje, në përjashtim të një grupi të interesit të tij brenda Vetëvendosjes.

Në dokumentin e dërguar nga Thesari, Bahtirit i tërhiqet vëmendja se Komuna e Mitrovicës nuk ka fonde për t’i mbuluar shpenzimet përmbarimore dhe nuk i siguron as pagat e rregullta për punëtorë për vitin fiskal.

Të tjera