Zyrtare: Prishtina transferon sulmuesin e kampionatit shqiptar
Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 15 August 2018
Marjo Morina, 25 vjeç, i lindur në Tiranë më 16.10.1992, i gjatë 176 cm, sulmuesi këmbëshpejtë nga sot është pjesë e Prishtinës. Futbollisti me 131 paraqitje në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, me 26 gola dhe me 37 ndeshje e 14 gola në Kategorinë e parë, do të provoj që me Prishtinën të kthej famën që kishte nga viti 2010 deri më 2017.
Ish-futbollisti i Tiranës, Skënderbeut, Flamurtarit të Vlorës, Kukësit, Kamzës, Besës së Kavajës dhe së fundi i Tiranës, pritet që gradualisht pas përmirësimit të konditave fizike të jetë pjesë që do të ndihmoj skuadrën drejt rikthimit të titullit në kryeqendër.
Nga statistikat e frikshme që ka pasur Morina në kampionatin shqiptar, në vitin 2017-2018 kishte përfunduar në Kategorinë e parë dhe Marjo me trajnerin Josa që e njeh shumë mirë, do të provoj t’i rikthehet lavdisë së tij duke i harruar problemet personale që ka pasur së fundi, dhe i cili thekson:
“Çfarë ka ndodhur, ishte edhe gabim i imi personal, sepse cilësitë i kam, të gjitha i kam dhe duke më pëlqyer ambienti i qetë, dua t’i përkushtohem maksimalisht punës dhe të jem ai Morina që kam qenë.
”Ndërsa, duke parë ndeshjet e Prishtinës gjatë vitit të kaluar, më pëlqen si ekip, dhe për lavdinë që ka klubi në Kosovë ku çdo vit lufton për trofe”.
”Pra, dua rikthimin e lavdisë sime, dua fitimin e titujve dhe të shkojmë sa më lartë që mundemi dhe këtë e them duke e njohur trajnerin Josa me të cilin kemi punuar te Skënderbeu bashkë dhe me vetë emrin e madh që ka ai duke fituar tituj kampioni ku do që ka qenë”.
”Pastaj duke njohur Currin me të cilin kam luajtur dhe tani është pjesë e stafit dhe Dallkun që e njeh gjithë Kosova e Shqipëria, shpresojë që sëbashku të bëjmë gjëra të bukura”, ka thënë, Marjo Morina.
Të tjera
-
IS*S kërcënὁn Shqipërinë dhe Kosovën?
Video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ku në mesin e 6...
-
Kurti falënderon deputetët gjermanë për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësministrin e Punëve t...
-
Osmani pas suksesit të Distrisë: Jashtëzakonisht krenare, në Paris, më e fortë se kurrë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Distria Krasniqi u shpall...
-
Azemi i LDK-së: Nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, fitojmë ne
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në një intervistë në F...
-
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, ...
-
Arrestohet i dyshuari që gjuäjti dhe vräu një person në rrugën “B” në Prishtinë
Policia ka njoftuar se kanë arrestuar personin e dyshuar i cili mbrëmë në orë...
-
Vdekja e dyshimtë e gruas në Spitalin e Vranjës, Kamberi: Mungesa e të punësuarëve shqiptarë, dëshmi e trajtimit të pabarabartë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar lidhur r...
-
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngäcmim
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka komentuar disa ngjarje të ndodhura së fundmi...
-
“Shkarkojnë policë që hetojnë akterët e VV-së”, Kica-Xhelili numëron skandalet e Qeverisë Kurti
Doarsa Kica Xhelili, deputete e LDK-së, ka renditur sipas saj dhjetë skandale...
-
Krasniqi viziton Ganimete Musliun pas ndërhyrjes që pati: Ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që mezi presin rikthimin tënd
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se bashkë me gruan e tij, Meli...
-
Një çift i moshuar kosovar arrestohet në Gjermani në prani të mbesës 8-vjeçare
Policia federale e Gjermanisë ka arrestuar një çift në aeroportin e Dortmundi...
-
Dyshohet për sülm sek*ual ndaj 16 vjeçares në Shtime, kërkohet paraburgimi i të pandehurit
Tridhjetë ditë paraburgim ka kërkuar Prokuroria Themelore në Ferizaj për Xh.I...