Sport

Zyrtare: Neymar merr dënim të rëndë për sherrin në takimin ndaj Marseille

Autori: Gazeta inFokus 23:53 | 16 September 2020

Tashmë është vendosur zyrtarisht që Neymar të dënohet me dy ndeshje mos-lojë dhe dënim me kusht për sherrin ndaj Marsille ndeshjen e kaluar.

Sulmuesi brazilian ishte i përfshirë në sherrin ndaj Marseille ndeshjen e kaluar, ku edhe u ndëshkua me karton të kuq, ai mdje as sonte nuk ishte i përfshirë për takimin me Metz, shkruan indeksOnline.

“Goal” përmes një postimi në “Twitter” ka bërë të ditur se Neymar është ndëshkuar zyrtarisht me dy ndeshje mos lojë.

Po ashtu të ndëshkuar janë edhe Kurzawa që e filloi sherrin me 6 ndeshje mos-lojë, Amavi me tri, Neymar me dy, Paredes gjithashtu me dy dhe Benedetto me një ndeshje. Gjithashtu, Di Maria është nën hetime, pasi dyshohet se e ka pështyrë, Alvaro Gonzalez.

Të tjera