Sport

Zyrtare: Në këtë stadium do të luhet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2019

Autori: Gazeta inFokus 18:13 | 20 September 2017

UEFA ka përzgjedhur stadiumin që do të organizojë finalen e Ligës së Kampionëve për edicionin 2018/19.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka njoftuar se finalen e Ligës së Kampionëve për edicionin 2018/19 do të zhvillohet në stadiumin e Atletico Madridit “Wanda Metropolitano”.

Stadiumi i Atleticos ka kapacitet prej 68 mijë ulëseve dhe këtë të diel është zhvilluar ndeshja e parë ndaj Malagas.

Kjo është hera e tetë që në Spanjë do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve, pasi më herët katër herë e ka organizuar Real Madrid (1957, 1969, 1980 dhe 2010), dy herë Barcelona (1989, 1999) dhe një herë Sevilla (1986).

-Advertisement-

Finalja e Europa League në vitin 2019 do të zhvillohet në Baku, ndërsa Superkupa e Evropës në stadiumin e Besiktasit. /Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera