Sport

ZYRTARE: Nainggolan transferohet në Inter

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 26 June 2018

Radja Nainggolan i është bashkuar Interit nga Roma në shkëmbim me Davide Santon dhe Nicolo Zaniolo.

Marrëveshja e vlerëson Nainggolanin në mbi 30 milionë euro, përfshirë edhe dy futbollistët që shkuan në drejtim të kundërt.

“Radja Nainggolan është zyrtarisht futbollist i ri i Interit”, thuhet në komunikatën e klubit.

-Advertisement-

Nainggolan ishte futbollist i Romës nga viti 2014, kurse në Inter ka nënshkruar kontratë deri më 2022.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera