Lajme

ZYRTARE: Ministria publikon shifrat, ja sa do të paguhet një ushtar i Ukrainës   

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 28 February 2022

Ministria e Mbrojtës e Ukrainës edhe zyrtarisht ua ka rritur pagat ushtarëve, të cilët po kanë hyrë në ditën e pesë të luftimeve kundër agresionit rus, shkruan Gazeta inFokus.

Nga kjo ministri është bërë e ditur se një ushtar ukrainas do t’i marrë 100 mijë hryvnias në muaj apo 2,966 euro.

Po ashtu, shteti i Ukrainës ka vendosur që të ndajnë para edhe për familjet e ushtarëve që kanë vdekur gjatë luftimeve të këtyre ditëve kundër Rusisë.

-Advertisement-

“Dhe dua të përsëris fjalët e Presidentit: kjo nuk bëhet për t’u thënë “faleminderit”. Kjo po bëhet në mënyrë që mbrojtësit dhe ushtarët tanë ta dinë se vendi është mirënjohës ndaj tyre. Shteti duhet të paguajë denjësisht për këtë vepër të rëndësishme… Lavdi Ukrainës!, tha ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Alexey Reznikov./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera